Banorët e fshatit Peshtan në Fier po përballen prej një periudhe të gjatë me një problem që po u shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike. Gjatë natës, egërsira si dhelprat dhe çakejtë sulmojnë shpendët shtëpiakë, duke u shkaktuar humbje të vazhdueshme familjeve të zonës. Sipas banorëve, numri i dhelprave është shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe janë të shumta familjet që kanë mbetur pa shpendët që mbarështojnë.