Top Channel/Dështimi i zgjedhjes së presidentit, Kurti:Mësimi që morëm vitin e kaluar,të shërbejë si…
27/04/2026 18:16

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa si temë diskutimi është zgjedhja e presidentit të ri. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se dështimi për zgjedhjen e presidentit do të çonte në zgjedhjet e pesta në Kosovë në 16 muajit e fundit. Ai kujtoi bllokimin e konstituimit të Kuvendit vitin e shkuar, duke thënë se ky mësim të kthehet në një precedent të qartë për të ardhmen. “Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, duke përfshirë ato lokale të vitit të kaluar, do të ishin të pestat në radhë në 16 muaj. Mesatarisht do të kishim zgjedhje çdo stinë të vitit. Zgjedhjet e reja do të vonojnë edhe progresin në çdo sektor të jetës shtetërore. Në përputhje me interesin e qytetarëve, do të flas për këtë çështje sa më qartë, ashtu që asnjë njeri të mos keqkuptohet. Së pari, janë bërë 75 ditë që nga krijimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Rezultati i zgjedhjeve u certifikua më 9 shkurt dhe dy ditë më pas, u konstituua Kuvendi dhe u krijua qeveria e re. Nuk kishte asnjë vonesë. Po e filloj me këtë se akuzat që Vetëvendosja dhe partnerët e saj ikin nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Sapo është certifikuar rezultati, është marrë përgjegjësia, e kundërta ndodhi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në vitin që shkoi. Lëvizja Vetëvendosje, me koalicionin qeverisës në atë kohë pësoi rënie në disa vendeve. Kjo bllokadë u zgjerua dhe vazhdoi me bllokimin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit gjatë gjithë pranverës dhe verës. E paarsyeshme, sepse Vetëvendosja i ofroi Kuvendit gruan më të votuar në zgjedhje, njësoj si këtë vit, ku tani nuk është vetëm kryetare e Kuvendit, por edhe ushtruese e detyrës së presidentit. Duhet ta kujtojmë këtë episod, sepse Albulena Haxhiu u propozua si kryetare vitin që shkoi. Para një viti është propozuar si kryetare e Kuvendit. Nga ajo ditë, deri më 9 shkurt të këtij viti, kaluan 298 ditë ose 10 muaj. Pyetja është kujt i shërbyen këto 10 muaj bllokadë. Duke bllokuar Kuvendin, opozita bllokonte edhe veten. Qëllimi i bllokadës ishte për të dëmtuar subjektin fitues, por në të vërtetë dëmtoi qytetarët dhe shtetin. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Shpresoj sinqerisht që ky mësim i shtrenjtë nga viti i kaluar të shërbejë si precedent i qartë për të ardhmen”, tha Kurti.

Top News – Në bllok kundër Hagës. Kuvendi i Kosovës kërkon veprime urgjente
25/09 19:20
Top News- ‘Zbaton verbërisht urdhrat e Kurtit’/ Prag zgjedhjesh, Vuçiç akuza ministrit Rashiç
25/09 18:40
Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54
Top Channel/ PDK: Ndryshim të ligjit për Hagën. Nisma vjen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
21/09 15:35