Top Channel/ Dënohet 12 vite ish-polici Arjan Tase, vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë
22/05/2024 19:25

Ish-polici Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf vogëlushen Jonada Avdia dy vite më parë, në breg të detit në Potam, duke shkelur çdo rregull të sigurisë u dënua sot nga Gjykata e Vlorës. Trupa gjykuese nën kryesimin e gjyqtares Alba Ngresi e dënoi me 18 vite burg ish-policin, pavarësisht se Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 15 vite burg. Ish-efektivi Tase sqarohet në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Vlorës përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 12 vite burg për tragjedinë e shkaktuar familjes Avdia me origjinë nga Tropoja, që prej dy dekadash jetonte në Angli, por ato ditë gushti të vitit 2022 kishin zgjedhur atdheun për të pushuar. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mesditën e 22 gushtit në Potam të Himarës, teksa vogëlushja Jonada lahej buzë detit me të atin. Ish-polici Tase drejtonte një skaf me të cilin transportonte disa njerëz në breg dhe në momentin kur është nisur për të dalë nga zona ku notonte vogëlushja me të atin, skafi ka marrë shumë shpejtësi dhe në marrjen e kthesës motorrët e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06