Top Channel/ Çmontohen 16 kamera që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal në Vlorë
26/01/2023 18:11

Vlorë/Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”. Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet. Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale. Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti, nisen drejt…
22/10 15:57
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe i drejtohen selisë së qeverisë
22/10 15:55
Top Channel/ Vlora mbetet edhe pa ujë. Tjetër problem pas përmbytjeve, avari në tubacion
22/10 15:36
Top Channel/ Zjarri në Top Albania Radio. Shkëndija elektrike dëmton studiot,Wake Up rikthehet nesër
22/10 15:26
Top Channel/ “Mesazhe kërcënuese për mësuesit”, policia mohon autorësinë
22/10 15:21
Top Channel/ Pedagogu dënon dhunën. Ish-komisioneri: Policët e paidentifikuar shqetësim në protestë
22/10 15:19
Top Channel/ AmCham: Dialog, jo më dhunë! Dhoma Amerikane paralajmërim për korrupsionin
22/10 15:13
Top Channel/ Pedagogët sfidojnë Berishën. Akademikët bashkohen me studentët në Parlament
22/10 15:10
Top Channel/ Dhunë në Parlament. Përplasen deputetët, Noka godet me Kushtetutë
22/10 15:05
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49