Pas përmbytjeve në orët e para të mëngjesit të shkaktuar nga shiu që ra për vetëm 30 minuta, qyteti bregdetar i Vlorës përballet me një tjetër problem, mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ujësjellësi ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në lagjen “10 Korriku”, do të jetë i nevojshëm stakimi i detyruar i stacioneve të ujësjellësit. Për pasojë, është ndërprerë furnizimi me ujë në qytet deri në riparimin e plotë të avarisë.