Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale ditët e fundit, që vënë në dyshim respektimin e të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Në to thuhet se disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t'u komunikuar akuza.