Shkollat dhe spitalet në komunat me shumicë serbe në Kosovë, vazhdojnë të funskionojnë me sistemin e Serbisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së fundmi ka bërë të ditur se synohet që të bëhet integrimi në një sistem të vetëm. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga komuniteti serb. Miodrag Miliceviq, nga organizata joqeveritare “Aktiv” thotë se një unifikim i njëanshëm do të sillte pasoja në këto fusha.