Projektligji i ri parashikon krijimin e byrove private të kreditit, të cilat do të mbledhin dhe analizojnë të dhënat financiare të individëve dhe bizneseve. Informacioni do të merret nga bankat, sigurimet, tatimet dhe institucionet e tjera. Huamarrësit me histori të mirë mund të marrin kredi më shpejt dhe me interesa më të favorshme.