Top Channel/ Burg për drejtorin e shkollës/ U arrestua me akuzën se ngacmoi një nxënëse
02/04/2022 20:15

“E nesërmja nuk dihet, por jeto të sotmen se më se gjen” njëjtë si një status i tij në Facebook, ndryshoi jeta e Rrahman Çelës. Nga drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë ku po në rrjete sociale i shprehte dashurinë nxënësve që i quante vogëlushët e tij, këtë të shtunë përfundon në pranga me akuzën për ngacmim seksual. 55 vjeçarit ju caktua nga Gjykata e Lushnjës burg pa afat deri në mbledhje të provave e hetimit të plotë të ngjarjes ku akuzohet për ngacmimin seksual të nxënëses së tij 15-vjeçare. Babai i vajzës, Reshati në një bisedë telefonike na tregon se çfarë ka biseduar me vajzën. Gazetarja: Çfarë i bëri drejtori vajzës? Babai i vajzës: Po se di dhe aq mirë unë o ti. Gazetarja: Po çfarë të ka thënë vajza? Babai i Vajzës: Vajza më tha që tentoi drejtori të më puthte. “Dhe unë ika me vrap”- më tha tek shkolla. Gazetarja: Në sy të nxënësve? Babai i Vajzës: Jo kanë qenë vetëm. Gazetarja: Në drejtori? Babai i Vajzës:Po…. Jo jo te klasa e vet, dhe ka dalë përjashta në pushim të gjatë, edhe vetë kaq më ka treguar nuk me ka thënë gjëra të tjera më. Gazetarja: Drejtori është problematik, ka qenë më përpara? Babai i Vajzës: S’ka pasur probleme, ku di un s’kam kuptuar gjë fare. Të nesërmen vajta tek arsimi për ta hequr nga shkolla, për ta sjellë këtu, dhe pastaj vajta tek psikologia e bashkisë, sepse e këshilloja çdo javë nganjëherë, ka pasur disa probleme me një fjalë. Gazetarja: Çfarë problemesh? Babai i Vajzës: Ankthe, gjëra e kshu. I merrej fryma. Jam i divorcuar ka 5 vite. Gazetarja: Po ish bashkëshortja juaj ku është? Babai i vajzës: Ajo jeton në Itali. Kështu thotë por nuk e dimë vendin është. Nga ana tjetër, zbulojmë se vajza vijon normalisht shkollën teksa është transferuar në një institucion tjetër arsimor një lagje më tej shtëpisë. “Kemi bërë këshillim”, tha psikologia. -Pastaj ka vijuar mësimin? “Po normal. “ -Është në gjendje të vijojë mësimin vajza edhe pas një ngacmimi seksual? Po në rregull është vajza. Në rregull është….

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30