Më shumë mbrojtje për qytetarët dhe më pak tolerancë për shkeljet. Këta janë disa nga përfundimet e evidentuara nga Banka e Shqipërisë në Raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2025. Nga njëra anë vitin e kaluar u morën më shumë masa për të ulur koston e kredive konsumatore ndërsa nga ana tjetër janë shtuar kontrollet dhe ndëshkimet ndaj institucioneve financiare që nuk respektojnë rregullat.