Top Channel/ Boronicat e arta hetim nga SPAK. Shkëlzen Berisha transaksion disa mln € pranë Gërdecit
07/05/2021 19:54

SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e boronicave të arta në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit. Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro. Kontrata e siguruar nje vit me pare nga Top Channel ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk. Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro. Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri. Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës. “ Palët bien dakort që menjëherë sapo çmimi i shitblerjes 1.8 mln euro do të depozitohet në total në llogarinë bankare one stop shop të noterit dhe vetëm pas kalimit të pronësisë të palës blerëse, noteri autorizohet nga palët që në mënyrë të menjëhershme të transmetojë këtë shumë në llogarinë e bankës e cila ka për qëllim likujdimin e kësteve të kredisë”. Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë logal shpk. Dokumentat për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e ëeb të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 përqind nga djali i ish kryeministrit. Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës. Hetimi nga spak nisi pa emer ndersa jane marre ne verifikim te gjitha procedurat bankare e ligjore te kësaj prone dhe vlerave disa milione euro

Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06
Top Channel/ ‘S’më ka paguar njeri’, protestuesja shpërthen te kryeministria:Jam me shoqet e…
23/10 13:05
Top News – Verdho njofton dorëheqjen nga SPAK. Drejtori i Hekurudhës zbaton kërkesën e Ramës
23/10 12:55
Top News – ‘Antifa përgatiti dhunën’. Rama: Ata që dogjën Tiranën nuk janë studentë
23/10 12:53
Top Channel/ Nis ndërtimi i Liceut francez në Korçë,priten masivisht pishat te Fakulteti i Shkencave
23/10 12:48
Top Channel/ Rama kërkon largimin e drejtorëve rajonalë, mbledhje me…
23/10 12:47
Top Channel/ Ergys Verdho në SPAK/ Eshtë thirrur nga prokurorët kundër korrupsionit
23/10 12:46
Top Channel/ Protestuesit në gjyq/ Dhuna në kryeqytet, të arrestuarit do njihen me masën e ndalimit
23/10 12:46
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha/ Tubim paqësor përpara kryeministrisë. Lexohet deklaratë
23/10 12:46
Top Chanenl/ ‘Bursat nuk janë mjete politike’, studentët e Korçës sërish në protestë
23/10 12:28
Top Channel/ Dogjën makinën e drejtoreshës/ Dy të arrestuar në Vlorë, njëri porositi zjarrvënien
23/10 12:27
Top Channel/ Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, 3 të arrestuar
23/10 12:26
Top Channel/ Me taksi transportonte kokainë/ Arrestohet 31-vjeçari në Mamurras, drogën e sillte nga…
23/10 12:25
Top News – “S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit në protestë: Me precedentë kriminalë
23/10 12:02
Top Channel/ ‘Rama publikoi me iniciale’, 20 vjeçari: Jam student Mjekësie, mesataren e kam 10
23/10 12:02
Top News – Rama për protestën: Qershia mbi tortë është PD, dje mori përsipër autorësinë e dhunës
23/10 11:59