Top Channel/ Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
30/05/2024 15:38

Europa po përballet me dy luftra të vështira pranë kufijve të saj shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit paralajmëroi Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell. Komentet e tij, kryediplomati europian i bëri në fundin e Forumit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, ku paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global “në një kohë kur bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajë paqen, është dobësuar thellësisht”. “Ne europianët po përballemi me dy luftëra brutale në afërsi të kufijve tanë dhe situata të tjera që lehtësisht mund të përshkallëzohen – në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, e po kështu shohim me shqetësim konfliktet në Sudan, në Detin e Kinës Jugore, apo bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore”, tha Borrell. Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen. “Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe. Dhe ne nuk do të mund t`i drejtohemi më asaj, sepse nuk do të ketë vlerë”, nënkuptoi ai. Sipas Borellit, “gjeografia është shumë e rëndësishme” dhe lufrat sot janë të gjitha të ndërlidhura. “Cdo konflikt, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë”, u shpreh ai duke theksuar se këto situata vendosin në rrezik të mirat publike, që nga çmimet e energjisë e deri te liria e lundrimit.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21