Top Channel/ Biden autorizon 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
09/12/2022 23:09

Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën duke ofruar armë të reja kundër dronëve dhe ato të mbrojtjes ajrore, thuhet në në njoftim të Shtëpisë së Bardhë. Ndihma e re përfshin gjithashtu municion për armët e artilerisë së rëndë, “HIMARS”, të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, automjete ushtarake “Humvee” dhe rreth 150 gjeneratorë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Kjo është hera e 27-të që përdoret Autoriteti presidencial për Ukrainën, i cili lejon Shtetet e Bashkuara të transferojnë pajisje dhe armë nga rezervat e saj me shpejtësi dhe pa miratimin e Kongresit në përgjigje të një emergjence. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pajisjet ishin "nisur" drejt Ukrainës. Por nuk ka shumë detaje për dy sisteme, ato të "armëve të mbrojtjes ajrore" dhe "sistemet kundër ajrore pa pilot", që duket se do të jenë kapacitete të reja për Ukrainën. Rritja e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë pjesërisht ka për qëllim të pakësojë arsenalin kundër ajror të Kievit dhe të arrijë dominimin ajror mbi vend, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit në nëntor. Për t'iu kundërvënë këtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sisteme të sofistikuara kundërajrore “NASAMS” në Ukrainë, të cilat kanë filluar të përdoren në javët e fundit.Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak", Shtetet e Bashkuara kanë dërguar atje rreth 19.3 miliardë dollarë në ndihma ushtarake. Pamjet: AFP

Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57
Top News – Raketë mbi fëmijët që mbushnin ujë / Ushtria izraelite trondit, të paktën tetë viktima
14/07 11:56
Top News – Plas lufta civile në Siri / Dhjetëra të vr*rë në përleshjet në jug të vendit
14/07 11:53
Top News – Liria e Evropës në rrezik…! Macron: Kërcënimi më i madh nga Lufta e Dytë Botërore
14/07 11:45
Top News- Trump i jep sistemin Patriot Ukrainës/ Presidenti i zhgënjyer nga Putin, armatos Kievin
14/07 11:01
Top Channel/ Kaq e pati paqja? “Shpërthen” Siria: Dhjetëra të vrarë në përleshjet sektare!
14/07 11:01
Top Channel/ Trump nis raketat Patriot në Ukrainë, fshikullon Putinin: “Do që t`i marrë të gjitha”!
14/07 11:00
Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30