Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02/2026 20:35

Nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, ku mori pjesë në Bordin e Paqes së thirrur nga Trump në Uashington. Sipas Berishës, kryeministri nuk u prit nga askush në Uashington, dhe gjatë vizitës atje iu refuzua çdo kërkesës. “Nuk është e rastit që Edi Rama thirret me urgjencë në Bruksel dhe i thuhet, shkarko menjëherë Ballukun, por jo me rikompozim të qeverisë, por ta shkarkosh për përgjegjësinë që ka, t’i heqësh imunitetin dhe t’i hapësh rrugën drejtësisë. Desh ta zgjaste, se po të ketë burrë më të neveritshëm në tavolinë se këtë nuk ka, ky bëhet legen, lëngaraq. Ju nuk mund të imagjinoni aktet e turpshme që bën ky. Ky e ka me borxh, u them unë ju, se unë isha kryeministër dhe kur më vjen mua, po diskutohej për problemin e zgjedhjeve lokale dhe më vjen i ngarkuari me punë i BE në zyrë. Dhe unë po diskutoja për çështjen, kur i bie telefoni, më thotë mua, është zoti Rama, mund të flas me të. Shko në zyrën tjetër, i them, fol me të, këtu nuk ke pse flet. Doli ai dhe kthehet. Thotë, zoti Berisha, ai është shtrirë përdhe, është shtrirë përtokë, foli pak një fjalë. I thashë le të vdesë aty, se nuk i flas asnjë fjalë, se unë e njihja. E di çfarë bëri ky, ky u jep darkën të tjerëve dhe shkon e bie në gjunjë. U thotë se ja kështu, përpiqet me çdo kusht, por asgjë, kartonin e zi ka. Absolutisht. As me rënien në gjunjë, as me puthje çizmesh dhe këmbësh, ky nuk shpëton kurrë. Ua them këtë, ishte në Uashington, e patë, asnjë njeri nuk e priti, ia refuzuan çdo kërkesë”-tha ndër të tjera Berisha.

Top Channel/ Thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për 53-vjeçarin, dyshohet se…
04/11 11:21
Top News – U tha se e vrau ariu, por… Policia heton për vrasje, viktimës iu gjet plagë plumbi
04/11 10:43
Top Channel/ Aksident fatal në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi braktis makinën dhe…
04/11 10:03
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet “Benz”-it në garazh
04/11 10:00
Top News – Një i vdekur nga aksidenti në Durrës. Shoferi çon viktimën në spital dhe më pas largohet
04/11 09:59
Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33