Top Channel/ BE-ja “shtrëngon rripin”, shtetet donatore: “Nevojiten shkurtime masive të buxhetit”!
28/08/2026 12:07

Diskutimet mbi buxhetin e ardhshëm të BE-së kanë nxjerrë në pah shqetësimet mes vendeve anëtare, sidomos të atyre që konsiderohen shtete donatore të cilat po këmbëngulin për shkurtime të ndjeshme, që mbërrijnë në miliarda euro. Kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera insistojnë për masa drastike. Këto komente ai i bëri pas një takimi në Berlin ku ishin të pranishëm kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri finlandez Petteri Orpo dhe kancelari austriak Christian Stocker. Kryeministrat e Holandës dhe Suedisë morën pjesë nëpërmjet video-konferencës. Këto gjashtë vende financojnë rreth 40% të buxhetit europian. Merz theksoi gjithashtu se „vendet në fjalë ofrojnë gjithashtu 70% të ndihmës dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së për Ukrainën". "Ne nuk jemi dorështrënguar, por rritjet shifrave të propozuara nga Komisioni nuk përputhen me realitetin" – u shporeh ai. Në një deklaratë të përbashkët, grupi i shteteve kontribuese të Unionit bëri thirrje për "realizëm dhe reforma" për kornizën financiare shumëvjeçare, e cili hyn në fuqi më 1 janar 2028. "Në një kohë kur praktikisht të gjitha shtetet anëtare po ndërmarrin masa "të dhimbshme” buxhetore, buxheti i BE-së nuk mund të jetë përjashtim" - thuhet në deklaratë, ku u hodh gjithashtu poshtë emetimi i ri të borxhit të përbashkët të BE-së me argumentim se "kjo nuk është zgjidhje për sfidat tona buxhetore dhe alternativë ndaj reformave strukturore”. Po kështu u kërkua që institucionet e BE-së duhet t'i menaxhojnë detyrat e tyre me nivelet ekzistuese të personelit, pa punësime të reja.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19