Me pankarta, thirrje dhe fjalime përpara kryeministrisë u zhvillua protesta e 112-të në kryeqytet. Protestuesit theksuan rëndësinë për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e qeverisë. Mes mesazheve për të rezistuar, pas disa orësh në shesh edhe ky tubim u mbyll me marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.