Top News- Arrestime për pronat në Fier/ Ish-drejtori i Kadastrës nën akuzë për herë të dytë
19/09/2026 19:00

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, këtë herë në zonën e Levanit. Prokuroria njoftoi një procedim të ri penal, ku dyshohet se janë tjetërsuar rreth 71.7 hektarë tokë, pavarësisht se për to ishte përfituar më parë kompensim financiar nga shteti. Për këtë hetim, Prokuroria ka lëshuar masën arrest me burg për ish-drejtorin Shehu, i cili u arrestua ne dy dite me pare per rastin e Semanit, e po ashtu në pranga ka përfunduar përfituesi Ervin Habilaj ndërsa është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje për ish-hartografin Emiljano Ruko. Hetimi lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njohu të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në Levan dhe Dërmënas. Në vitin 2018, Ervin Habilaj, një prej trashëgimtarëve përfitues, mori kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Por tre vjet me pare, kur drejtor i kadastres ishte Ertis Shehu, ai aplikoi dhe mori certifikate pronesie per afersisht 71 nga 100 ha toke siperfaqje per te cilen ishte kompensuar nga shteti me vleren 53.8 milione lekeve. Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë shitur. Gjatë hetimeve, Prokuroria ka sekuestruar 715,976 euro në llogarinë bankare të Ervin Habilaj, si dhe dokumente e pajisje elektronike. Ndërkohë, këtë të shtunë Ertis Shehu doli para Gjykatës së Fierit për vlerësimin e masës së sigurisë në lidhje me skemën tjetër të dyshuar të tjetërsimit të pronave në Seman. Për këtë episod, Prokuroria dyshon se biznesmeni Kastriot Hasko përdori dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar tokat në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t'ua shitur dy shoqërive. Krahas Shehut dhe Haskos, janë arrestuar edhe ish-drejtori i Kadastrës Bardhyl Kapaj dhe juristi Piro Çela. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 76 pasuri me sipërfaqe totale 1,143 hektarë, si dhe 150 mijë euro.

Top News- ‘Kutia me euro në vilën luksoze’/ Bardhi mesazh SPAK: Pse nuk arrestohet Balluku?
01/11 15:24
Top Channel/ Alarmohen bizneset në Durrës/ Turizmi dhe fasonët kundër paketës fiskale: E rrezikshme,
01/11 15:10
Top Channel/ Berisha akuza grupit që refuzoi PD/ Reagon për protestën dhe kritikon paketën fiskale
01/11 14:54
Top Channel/Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/Bënë simbolin e shqiponjës, shoqërohen në komisariat
01/11 14:51
Top Channel/ Rama: Administrata do monitorohet/ “Pasqyrë Albania”, shteti në sytë e qytetarëve
01/11 14:45
Top News- Bën shqiponjën në Mal të Zi! Skandal, arrestohen 4 gjimnazistë nga Durrësi
01/11 14:41
Top Channel/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit, “Pasqyrë Albania” reflektim për protestën
01/11 14:22
Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21
Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Protestuesit akuzohen për vrasje/ Gjashtë të arrestuar, akuzat e reja me aktin normativ
01/11 10:45