Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, për të ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh. Masa vjen pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura të kufizimit nga automjetet e rënda.Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit.