Pas reagimeve dhe kritikave për manekinin e përdorur në ekspozimin e veshjeve të heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në këtë zonë, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen. Në deklaratën e tij, Hysi thotë se vendimi është marrë si një akt përgjegjësie personale, ndërsa thekson se ajo që u konsiderua si gabim tashmë është korrigjuar. “Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi, duke shtuar se dorëheqja e tij nuk është dorëzim, por “një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin”.