Top Channel/ BE bllokon ushtarët rusë, Von Der leyen: Do t’u ndalojmë hyrjen në Union
09/06/2026 20:02

Bashkimi Evropian propozon një paketë të re masash kufizuese ndaj Rusisë, ku për herë të parë kërkohet të ndalohet hyrja në union e ushtarëve rus. Paketa e re synon të godasë më tej bankat, sektorët e energjisë, shërbimeve financiare dhe kriptovalutave, tregtisë dhe të ardhurat e Kremlinit nga nafta. “Ne propozojmë për herë të parë të ndalojmë hyrjen në Bashkimin Evropian të kujtdo që ka shërbyer në forcat e armatosura ruse që nga fillimi i luftës. Pra, Evropa mbetet e ndaluar për këdo që ka marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës, kaq e thjeshtë”. Propozimi për t’iu ndaluar vizat ushtarëve rus është masa më e fundit shtrënguese e BE-së kundër Rusisë dhe pritet të miratohet unanimisht nga 27 vendet anëtare. Kjo është paketa e 21 e sanksioneve të unionit ndaj Kremlinit që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të 2022. Masat u prezantuan nga Von der Leyen, e cila sqaroi se në sektorin e energjisë, Komisioni Evropian po propozon të pezullojë deri në janar të vitit të ardhshëm rregullimin automatik të çmimit maksimal të naftës ruse, duke përmendur trazirat në tregjet ndërkombëtare të energjisë për shkak të krizës në Lindjen e Mesme dhe problemet në zinxhirët globalë të furnizimit. Po ashtu, Komisioni propozon vendosjen e sanksioneve ndaj 30 anijeve të tjera të të ashtuquajturës “flotë në hije” që përdoren për të transportuar naftën ruse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve të synuara në mbi 660. Presidentja e Komisionit njoftoi më në fund se në ditët në vijim BE-ja do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shënuar fillimin e fazës tjetër të procesit të tyre të pranimit.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00