Top Channel/ Barazim në Skënderbeu-Vllaznia, Egnatia merr fitoren e parë dhe mund Kastriotin
02/10/2021 20:05

Nuk ka fitues në sfidën mes Skënderbeut dheVllaznisë, ndeshje e javës së katërt të Abissnet Superiores. Në Korcë të dyja skuadrat morën nga 1 pikë pasi e mbyllën 90 minutëshin me barazimin pa gola 0-0. Në pjesën e parë, skuadra e Skënderbeut e nisi më mirë sfidën, por ishte Vllaznia që krijoi shanset më të mira në fundin e këtij 45 minutëshi. në fillim ishte Kruja pas një goditje dënimi që vuri në provë portierin Rexhepi, ndërsa pak caste më vonë Diagne goditi shtyllën me një goditje me kokë. Pjesa e dytë nisi me incidente me Vllazninë që mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mevlan Adilit. Në fundin e pjesës së parë Adili u përfshi në një përplasje me Zguron dhe me fillimin e 45 minutave të dyta, arbitri Enea Jorgji ndëshkoi 2 lojtarët me kartonë të verdhë. por për Adilin e Vllaznisë ky ishte kartoni i dytë i verdhë që u kthye në të kuq. Pas këtij momenti tensioni, pjesa e dytë pati shumë pak për të treguar dhe skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0 me Vllazninë që shkon në 6 pikë, ndërsa Skënderbeu në 3 pikë. Egnatia regjistroi fitoren e parë sezonale teksa mundi kastriotin me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar dhe ku të dyja skuadrat mbetën me 10 lojtarë pasi Kodra për krutanët dhe Telushi për Egnatian u ndëshkuan me karton të kuq. Egnatia mori avantazhin me fgolin e pedro Augustos me penallti në pjesën e parë, por Kastrioti barazoi me Ajazin. kur u mendua se sfida do mbyllej në barazim, Egnatia shënoi golin e fitores në 2-1 po me pedro Auguston duke marrë 3 pikë me vlera. Java e katërt e Abissnet Superiores do të mbyllet me sfidat Tirana-Laci dhe Kukësi-Teuta, sfida që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32
Top News- Ndeshjet në Nations League. Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve
23/09 10:15
Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09 22:56
Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09 22:53
Top News- Largimet e Rrahmanit e Hadërgjonajt. Kosova, trajneri Foda jep versionin e tij të fakteve
21/09 15:21
Top News – Manaj dhe Ramadani. ‘Duam vendin e parë në grup në Nations League’
21/09 14:44
Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39
Top Channel/ Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana
30/08 21:19