Teksa sfida me Spanjën është vetëm dy ditë larg, përgatitjet e Kombëtares shqiptare vijojnë, aty ku do të kërkohet arritja historike, fitorja. Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u shpreh për mediat se skuadra luan kundër një kundërshtari tepër të fortë dhe se gjithashtu është gati të luajë në çdo pozicion që do i ofrojë Sylvinho.