Top Channel/Asambleja e NATO-s, thirrje aleatëve: Të shtojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor!
26/05/2024 11:03

Në dritën e një shtimi të përpjekjeve të fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sifuar rendin ndërkombëtar, ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s i bënë thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit. Apeli u lëshua gjatë fillimit të punimeve tre ditore të Asamblesë Parlamentare të aleancës veri-atlantike në Sofje të Bullgarisë. “Moska e përdor ndikimin e saj jo vetëm për të formësuar politikën rajonale, por për të pasur ndikim më të gjerë edhe në Evropë”, thuhet në raportin për Ballkanin Perëndimor të hartuar nga Lord Mark Lancaster. Dokumenti thekson po ashtu se një nga objektivat kryesore të Rusisë ishte "të parandalojë integrimin euroatlantik të rajonit". Në mënyrë të vecantë, Lord Mark Lancaster kërkon “ një angazhim të ripërtërirë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe promovimin e dialogut midis entiteteve rivale, rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë kibernetike me partnerët rajonalë dhe përforcimin e pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë për të penguar çdo kërcënim për ripërtëritje të dhunës”. Këtë vit Asambleja Parlamentare pritet të votojë edhe për ndryshimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Aktualisht parlamenti i Kosovës është anëtar vëzhgues i Asamblesë ndërsa synon të bëhet anëtarë i asociuar. Autoritetet në Prishtinë shpresojnë që Asambleja Parlamentare e NATO-s të votojë në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në këtë organizatë, lëvizje kjo që po kundërshtohet me forcë nga Serbia, që përmes një letre u ka kërkuar vendeve anëtare të Asamblesë ta refuzojnë një gjë të tillë.

Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52