Policia ka lokalizuar pranë spitalit, mes kallamishteve, një automjet të aksidentuar, për të cilin dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë arratisjes. Sipas informacioneve të para, në përpjekje për t’u larguar ata kanë goditur diku me automjetin, ndërsa një prej tyre dyshohet se është plagosur në kokë.