Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03/2026 20:01

Një incident jo i zakontë është regjistruar në portin e Durrësit dhe policia kufitare ka nisur procedim penal ndaj kapitenit të një anijeje tregtare, i dyshuar për shkelje të rregullave detare dhe kufitare. Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit turk A. K., 39 vjeç, me detyrë kapiten anijeje. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është larguar nga porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portusle dhe pa kryer procedurat e detyrueshme ligjore për nisjen. Burime nga Kapiteneria e Portit Detar Durrës bëjnë me dije për TCH se bëhet fjalë për anijen “Stefany”, me flamur të Panamasë, prodhuar në vitin 1995, e cila rezulton të ketë pasur mospërputhje në sasinë e ngarkesës. Konkretisht, sipas burimeve, anija ka shkarkuar 3300 ton superfosfat rifuxho në Porto Romano, por gjatë verifikimeve është konstatuar një mungesë prej rreth 70 tonësh. Anija nuk ka respektuar procedurën dhe është larguar nga ujërat shqiptare pa përfunduar procedurat rutinë të daljes, duke ngritur dyshime për shkelje të tjera të mundshme. Po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Top Channel/ Hidrovori i Vlorës me një pompë, investimi 157 milionë lekë ende pa u marrë në dorëzim
16/11 23:31
Top Channel/ Përmbytje në Lezhë, disa minuta reshtje krijuan probleme për banorët
16/11 23:23
Top Channel/ Ndërpritet projekti i Kushner në Serbi, nuk do të ndërtohet hoteli luksoz
16/11 23:21
Top Channel/ Reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, dëmtohet një urë e përmbytet rruga e Hasajt
16/11 23:17
Top Channel/ Procesi për vrasjen e dy fëmijëve, s’ka gjykim të shkurtuar për Radaçin
16/11 23:15
Top Channel/ Shoferët në protestë në Durrës, kërkojnë zgjidhje për rregullin ‘Shengen’
16/11 23:07
Top Channel/ Përleshje fizike në bulevard, protesta humb qetësinë
16/11 23:05
Top Channel/ Rama nxjerr postimet e “rusit” në protestat e Tiranës: BE e sanksionoi
16/11 23:02
Top Channel/ Arkivat kërkojnë më shumë fonde, buxheti 2027 i pamjaftueshëm
16/11 22:21
Top News- OSBE takim me Gjiknurin e Bylykbashin/ Kërkohet përparim në reformën zgjedhore
16/11 22:00
Top News- Ndërron jetë shefi i Krimeve në Vlorë/ U përfshi në një aksident rrugor në autostradë
16/11 21:37
Top News- Vdes në aksident rrugor shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës
16/11 21:25
Top News- Tensione në protestë! Dita e 170-të, Policia shoqëron protestues
16/11 21:24
Top Channel/ Rreshjet e shiut në Lezhe shkaktuan grumbullim të ujit në disa rrugë
16/11 21:00
Top Channel/ Tensione në Bulevard, shoqërohen dy protestues, tentuan të çajnë kordonin policor
16/11 20:36
Top News – ‘Shtyhet samiti i NATO-s në Tiranë’. AP- nuk pati dakordësi mes aleatëve për datën
16/11 20:30
Top Channel/ Ermal Lulaj ndëron jetë në aksident, ishte Shefi i Krimeve të Rënda, Vlorë
16/11 20:12
Top News- Përplasje me efektivët e policisë, protestuesit thirrje para godinës së kryeministrisë
16/11 20:10
Top Channel/ Protestuesit vazhdojnë nëpër rruge, policia i largon nga Kryeministria
16/11 20:09
Top Channel/ Protestuesit përplasen me kordonin e policisë në Bulevard para Kryeministrisë
16/11 20:07