Top Channel/ Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano, ministri: Shkak kostot
11/03/2026 19:46

Ministri i infrastrukturës Enea Karakaçi në një deklaratë për mediat, është ndalur edhe te anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano në Durrës. Ai u shpreh se anulimi është bërë pasi është tërhequr ofertuesi për arsye ekonomike. Karakaçi i pyetur për influencat ruse në këtë projekt, tha se këto janë vetëm aludime. Ndërkohë pyetjes nëse ka pasur një shqetësim nga amerikanët për këtë tender dhe a u është kërkuar anulimi, ministri tha se kushdo ka të drejtë që të shprehë opinionin e tij, por sipas ministrit projekti për portin është bërë me standardet ndërkombëtare. “Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm në garë, me arsye ekonomike. Me rritjen e kostove dhe krizës, ka rritje të kostove totale. Ofertuesi ka bërë tërheqje duke u justifikuar për qëllime ekonomike. Komisioni do vijojë me procedurën. Para dy ditësh kryeministri u shpreh për këtë projekt, e tha qartë që ka aktorët që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt për qëllime të ndryshme. Patjetër do ndërtojmë një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë, dhe çdo faktor tjetër s’mund ta prekë këtë projekt shumë të rëndësishëm. E kam lexuar në email, por theksoj se projekti ka mbi dy vite që është ideuar dhe ka fazat e veta. Është me standarde ndërkombëtare, por patjetër që opinione mund të ketë kushdo. Vonesa në projektet e tjera sepse Marina ka disa faza, dhe kontraktori është duke punuar në fazën që nuk ka lidhje me këtë”, u shpreh ministri.

Top News – Ish-drejtorja kërkoi informacion/ Vjedhja te posta, gjykata e Durrësit e përcjell në SPAK
20/11 11:34
Top News – FRPD, me drejtues të ri/ Përfundoi mandatin, Besart Xhaferri: Beteja do të vazhdojë
20/11 11:34
Top News – Kush janë zyrtarët e lartë! Beqaj: Prokurorët e posaçëm keqinterpretojnë ligjin
20/11 11:15
Top Channel/ Kishin kthyer lokalin në bazë prostitucioni, arrestohen dy kineze në Fier
20/11 11:03
Top Channel/ Dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO, avokati: Prokurori mungoi, shkelje e ligjit
20/11 10:52
Top News – Të përfituara me dokumenta të falsifikuara/ Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln € pasuri
20/11 10:45
Top News – Aksident i rëndë në Orikum. Humb jetën 63-vjeçari, disa të plagosur
20/11 10:11
‘Paralizohet’ Vlora/ Pezullohen lundrimet dhe… | Breaking
20/11 10:10
‘Seks në grup me gruan, drogë dhe filmime’/ Bashkëshorti trondit: ‘Donte vetë!’/ Tronditet Britania
20/11 10:09
Top Channel/ Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 62-vjeçari, pamje nga vendngjarja
20/11 09:44
Top Channel/ Pensionistët, radhë në Postë, Pritje dhe sorollatje në Durrës
19/11 23:05
Top Channel/ 12 kg kanabis, një i arrestuar, Policia ndjek dy të rinj në autostradën Tiranë-Elbasan
19/11 23:04
Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36