Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kategorizuar si të "zhdukur". Sipas të dhënave të publikuara nga organizata "Missing People" ("Njerëz të Humbur"), të cilave u referohet Top Channel, njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018. Ai është Bledar Ismailaj në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk.