Top Channel/ Amerikanët kthehen në SPAK, një muaj pasi i largoi Trump
26/03/2025 19:42

Rikthehet mbështetja dhe mbikëqyrja amerikane në Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Pak më shumë se një muaj pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të ngrirë fondet për vendet e huaja për një periudhë 90-ditore, të cilat prekën edhe SPAK e GJKKO, ekspertët amerikanë janë rikthyer në Shqipëri pranë institucioneve të posaçme. Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se këtë të mërkurë përfaqësuesit amerikanë të OPDAT, të cilët kanë qenë me mision në Shqipëri para urdhrit të Donald Trump, kanë zhvilluar takime në ambientet e SPAK dhe GJKKO. Urdhri i Trump për pezullimin e fondeve të huaja nuk preku vetëm institucionet e reja të drejtësisë, por edhe ministritë, Kuvendin e bashkitë. Presidenti Trump i cilësoi shumë prej shpenzimeve për programet për vendet e tjera si shpërdorim të taksave të amerikanëve, ndërsa urdhëroi një kontroll të imtësishëm se si shpenzohen këto fonde nga vendet e huaja. Pas kontrollit 6-javor, ishte Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai që njoftoi mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në të gjithë botën, por pa dhënë detaje se cilat vendet prekeshin. Ndërkohë, edhe vetë kryeministri Edi Rama, në disa dalje publike, tha se amerikanët janë larguar nga institucionet e posaçme. Por, këtë të mërkurë të 26 marsit, ata janë rikthyer në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare, SPAK e GJKKO, për të vijuar asistencën e tyre në kryerjen e hetimeve të korrupsionit në nivele të larta, por edhe të krimit të organizuar e veprave të tjera kriminale.

Top News- Të tjera pasuri të Çopjave / SPAK u kap kompani, makina elektrike dhe prona
22/10 16:31
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti, nisen drejt…
22/10 15:57
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe i drejtohen selisë së qeverisë
22/10 15:55
Top Channel/ Vlora mbetet edhe pa ujë. Tjetër problem pas përmbytjeve, avari në tubacion
22/10 15:36
Top Channel/ Zjarri në Top Albania Radio. Shkëndija elektrike dëmton studiot,Wake Up rikthehet nesër
22/10 15:26
Top Channel/ “Mesazhe kërcënuese për mësuesit”, policia mohon autorësinë
22/10 15:21
Top Channel/ Pedagogu dënon dhunën. Ish-komisioneri: Policët e paidentifikuar shqetësim në protestë
22/10 15:19
Top Channel/ AmCham: Dialog, jo më dhunë! Dhoma Amerikane paralajmërim për korrupsionin
22/10 15:13
Top Channel/ Pedagogët sfidojnë Berishën. Akademikët bashkohen me studentët në Parlament
22/10 15:10
Top Channel/ Dhunë në Parlament. Përplasen deputetët, Noka godet me Kushtetutë
22/10 15:05
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49