Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Raporti i Indeksit të Biznesit 2025, i publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), tregon një rënie të fortë të perceptimit të kompanive për klimën e të bërit biznes, krahasuar me një vit më parë. Faktorët që kanë ndikuar më shumë në këtë përkeqësim janë klima e brendshme politike, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia qeveritare dhe korrupsioni. Indeksi i Biznesit ka zbritur nga 46.47 pikë nga 100 në vitin 2024, në 40.34 pikë në vitin 2025.