Top Channel/ Ambasadiori i SHBA ‘ultimatum; Kosovës: Tërhiquni për targat
09/11/2022 19:11

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Duhet të ketë një propozim për Asociacionin në tryezë”, u tha Hovenier gazetarëve në Prishtinë. Përfaqësuesi i shbave tha gjithashtu se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe dhe të mos vazhdojë më me gjobat për qytetarët serbë në veri. Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan. Janë rreth 9.000 makina me targa të paligjshme që qarkullojnë në veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - që nga paslufta, më 1999. Qeveria e Kosovës kërkon tani që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.

Top News – Kosova rrezikon 166 mln euro. Fondet e BE për planin e rritjes do të ‘digjen’
06/09 15:08
Top Channel/ Kosova rrezikon 166 mln euro/ Fondet e BE “digjen” nëse s’formohen institucionet
06/09 11:50
Top Channel/ PDK humbet durimin në Kosovë, Hamza paralajmëron veprime institucionale
05/09 15:21
Top News – PDK dhe Aleanca kundër Vetëvendosjes / ‘Po shkel kushtetutën’, kundër shtyrjes së seancës
05/09 14:52
Top News – Një bllok opozitar në Kosovë…! Lushtaku kundër Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde
05/09 14:47
Top News- Nderimet e serbëve për ‘Kasapin’/ Kurti: Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën
04/09 23:01
Top News- Sulmi treditor ndaj familjes Jashari/ Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 ish-zyrtarë serbë
04/09 21:00
Top News- ‘Fundi’ i krizës dyvjeçare në shtator/ Caktohet mbajtja e seancës konstituive në Kosovë
04/09 20:00
Top Channel/ Zbulohet kush i masakroi Jasharët e Kosovës, aktakuzë ndaj 35 serbëve
04/09 19:57
Top News – ‘Konstituoni urgjent Kuvendin!’/ PDK dhe Aleanca bllokojnë hyrjen e qeverisë së Kosovës
04/09 11:26
Top News-Vuçiç, i shqetësuar për marshin e lirisë: Po paralajmëroni dhunë, do reagojmë më 16 shtator
03/09 16:20
Top Channel/ Kosova pa institucione. Opozita akuzon Vetëvendosjen për bllokim
03/09 15:51
Top News- ‘Marrëveshja mori goditje të rëndë’/ Kurti optimist për shmangien e zgjedhjeve
03/09 12:06
Top News- Milaim Zeka thyhen heshtjen/ Mohon akuzat për spiunazh në dosjen ‘Sheholli’
03/09 11:32
Top News- PDK e AAK vijojnë presionin politik/ ‘Kosova po mbahet peng nga bllokada institucionale’
03/09 10:25
Top Channel/ Kurti-Abdixhiku takim “bosh”, Kreu i LDK: Nuk i kemi numrat
02/09 23:02
Top News- Grenell kritikon krizën politike/ ‘Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, kanë kaluar 50’
02/09 22:36
Top News- Kurti takon deputetët e pakicave/ ‘Do të ecim më tej, për të evituar zgjedhjet’
02/09 22:36
Top News- Vuçiç kërkon sërish ‘pushtetin’/ Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshmë parlamentare
02/09 21:45
Top News- Kurti e Abdixhiku sërish ‘gjunjë më gjunjë’/ Kreu i LDK: Situatë e pamundur numerike
02/09 21:35