Alket Rizai, protagonist i dy arratisjeve të bujshme nga burgu i sigurisë së lartë i Koridhalosë, kthehet sërish në shqetësim për policinë greke: Shqiptari i njohur si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas është përfshirë në orët e para të ditës së sotme në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Athinë.