Top Channel/ Ali Ahmeti për protestat: Ata në shesh kanë rënë në grackën e armiqve të Shqipërisë
24/06/2026 22:19

Ali Ahmeti në fjalën e tij në Kuvendin e BDI-së vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës e ndërsa u shpreh se vendi po përballet me pasoja nga zhvillimet dhe protestat e fundit, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe investimeve. Kreu i BDI tha se këto zhvillime po ndikohen edhe nga fushata dhe reagime të jashtme, duke përmendur Greqinë dhe Beogradin si burime të ndikimit. Ahmeti shtoi se qëndrimi i tij nuk është në mbrojtje të Edi Ramës, por në mbrojtje të Shqipërisë, duke paralajmëruar se destabilizimi i vendit dëmton më gjerë interesat kombëtare shqiptare. “Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri. Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri. Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, tha ai.

Top Channel/ Protestuesit duan përshkallëzim dhe bllokim institucionesh
24/06 23:39
Top Channel/ Ali Ahmeti: Protestat po godasin Shqipërinë në ekonominë e saj
24/06 23:38
Top Channel/ Shiu shkakton dëme në Gramsh, shkatërrohen të mbjellat
24/06 23:37
Top Channel/ ‘Ju erdhi fundi, Rama, Berisha jepni dorëheqjen’, pavarësisht shiut protestuesit nuk…
24/06 23:17
Top Channel/ Vëllai vret vëllanë, si ndodhi krimi në Kavajë, pamje nga vendngjarja…
24/06 23:14
Top Channel/ Protestat, Begaj reagon për herë të parë: Mbështes dialogun
24/06 23:10
Top News- Vëllai vret vëllain në Kavajë/ Krim i rëndë në familje, arrestohet autori
24/06 22:53
Top News- Shiu reduktoi protestën, por shtohen numrat e protestuesve gjatë marshimit
24/06 22:51
Top Channel/ Dita e 25 e protestës qytetare, protestuesit vazhdojnë marshimin te rruga e Elbasanit…
24/06 22:47
Top News- ‘Të shtunën protestë e madhe’/ Protestuesit përsëritin kërkesat: Rama të iki!
24/06 22:42
Top Channel/ Reshje të dendura shiu përfshijnë Korçën, vështirësi në qarkullim
24/06 22:37
Top News- Presidenti Begaj reagon për protestat pas 25 ditësh, mesazh për palët
24/06 22:22
Top Channel/ Ali Ahmeti për protestat: Ata në shesh kanë rënë në grackën e armiqve të Shqipërisë
24/06 22:19
Top Channel/ Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit në marshim në rrugët e…
24/06 22:08
Top Channel/ Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, pamje nga…
24/06 21:35
Top Channel/ Mbyllen fjalimet para kryeministrisë, protestuesit vendosin për marshimin e radhës…
24/06 20:54
Top Channel/ Shi dhe këngë në ditën e 25-të të protestës, mbyllen fjalimet para kryeministrisë
24/06 20:53
Top Channel/ Protestuesi bën ironi në fjalimin para kryeministrisë: Unë jam agjent koreano-verior
24/06 20:36
Top News- E zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, detajet nga aksident tragjik në Lezhë
24/06 20:28
Top News- ‘Rrogën e kam depozituar në shtëpi”, Meta: Kërkoj vetting për pasurinë si prokurorët
24/06 20:27