Top Channel/ Protestat, Begaj reagon për herë të parë: Mbështes dialogun
24/06/2026 23:10

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për herë të parë për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej tre javësh. Ndërsa para Kryeministrisë zhvillohej protesta e 25-të, Kreu i Shteti tha fjalën e parë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Presidenti Begaj foli për protestat gjatë fjalës së tij në aktivitetin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës. “Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”. Ndërsa është refuzuar dialogu nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e gjithë kastës politike post-komuniste, Kreu i Shtetit kërkon të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën që i shërben të ardhmes evropiane te vendit. “Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”.

Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13
Top Channel/ “Dhuna sjell destabilitet si në ‘97”. Daniel Serwer për TCH: Ndryshimi vjen me votë
18/10 20:12
Top News- ‘Klasa politike të reflektojë’/ Ali Ahmeti: Koha për dialog, Shqipëria është e të gjithëve
18/10 20:09
Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38
Top Channel/ Gaz lotsjellës dhe molotovë në bulevard, protestuesit tërhiqen sërish përballë policisë
18/10 19:13
Top News – Reagon KE për protestat: Protestoni, por mos bëni dhunë
18/10 19:12
Top Channel/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, “zbarkon” RENEA
18/10 18:55
Top News- Komisariati numër 3 shpërthen në flakë, protestuesit “kapin në befasi” policët
18/10 18:55
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, e akuzojnë për civil
18/10 18:53
Top Channel/ Zjarri në Komisariatin nr. 3, ja pamjet nga brenda, ka shumë të lënduar
18/10 18:42
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve
18/10 18:38
Top News- “Ik! Largohu po të them”, përplasje mes policisë dhe protestuesve, luftë në shesh
18/10 18:27
Top Channel/ I vihet zjarri Komisariatit nr. 3, punonjës brenda godinës
18/10 18:17
Top Channel/ Kaos në Tiranë, protestuesit në turmë drejtohen drejt rrugës Mine Peza
18/10 18:12
Top Channel/ Breshëri fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, përplasje mes protestuesve dhe policisë
18/10 18:10