Një krim brenda familjes tronditi Kavajën, ku vëllai vrau me thikë vëllanë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Agonas, ku konflikti mes dy vëllezërve Rreshka përfundoi në tragjedi. Ata ndodheshin në arë ku po mblidhnin bazë materiale për blegtorinë, kur u përfshinë fillimisht në debat e më pas 76-vjeçari Muhamet Rreshka goditi me thikë vëllain e tij Eqerem Rreshka, 74 vjeç.