Top Channel/ Ali Ahmeti: Protestat po godasin Shqipërinë në ekonominë e saj
24/06/2026 23:38

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ngre dyshime për ndërhyrje greke e serbe në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej tre javësh. Në qëndrimin e tij të parë për zhvillimet në Tirane, Ali Ahmeti thekson se protestat po dëmtojnë turizmin. “Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”. Drejtuesi i BDI-së ka një përgjigje edhe për ata që mendojnë se po mbron kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa thekson se protestuesit e Tiranës kanë rënë në grackën e armiqve të Shqipërisë. “Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri. Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”. “Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës”, shprehet lideri i BDI ne opozite në Maqedoninë e Veriut, teksa kujton ndihmën që vendi ynë dha në kohën e luftës me serbët, duke strehuar shumë njerëz.

Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13
Top Channel/ “Dhuna sjell destabilitet si në ‘97”. Daniel Serwer për TCH: Ndryshimi vjen me votë
18/10 20:12
Top News- ‘Klasa politike të reflektojë’/ Ali Ahmeti: Koha për dialog, Shqipëria është e të gjithëve
18/10 20:09
Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38
Top Channel/ Gaz lotsjellës dhe molotovë në bulevard, protestuesit tërhiqen sërish përballë policisë
18/10 19:13
Top News – Reagon KE për protestat: Protestoni, por mos bëni dhunë
18/10 19:12
Top Channel/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, “zbarkon” RENEA
18/10 18:55
Top News- Komisariati numër 3 shpërthen në flakë, protestuesit “kapin në befasi” policët
18/10 18:55
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, e akuzojnë për civil
18/10 18:53
Top Channel/ Zjarri në Komisariatin nr. 3, ja pamjet nga brenda, ka shumë të lënduar
18/10 18:42
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve
18/10 18:38
Top News- “Ik! Largohu po të them”, përplasje mes policisë dhe protestuesve, luftë në shesh
18/10 18:27
Top Channel/ I vihet zjarri Komisariatit nr. 3, punonjës brenda godinës
18/10 18:17
Top Channel/ Kaos në Tiranë, protestuesit në turmë drejtohen drejt rrugës Mine Peza
18/10 18:12
Top Channel/ Breshëri fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, përplasje mes protestuesve dhe policisë
18/10 18:10