Reshjet e shiut nuk e stepën frymën e “Revolucionit të Flamingove”. Për të 25 ditë me radhë dhe pse më të pakët në numër, protestuesit marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë me kërkesën e panegociueshme: Largimin e Kryeministrit Edi Rama. Ata përsëritën edhe njëherë kërkesat e tyre duke këmbëngulur tek ngritja e një qeverie tranzitore. Pavarësisht vetëtimave e bubullimave e reshjeve të shiut, protestuesit nuk u larguan nga bulevardi. Ata bën thirrje për protestë të madhe ditën e shtunë.