Presidenti Bajram Begaj reagoi për herë të parë për protestat që kanë përfshirë kryeqytetin për 25 ditë. I ftuar në aktivitetin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, kreu I shtetit kërkoi që të shikohet me përgjegjësi drejt të ardhmes. Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.