Top Channel/ Aleati i hershëm i Trump, pranon fajësinë! Shmang dënimin me burg
12/02/2025 19:31

Steve Bannon pranoi fajësinë për një akuzë mashtrimi të donatorëve që kontribuuan me fonde për një iniciativë private për të ngritur një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara. Bannon, një ndër hartuesit kryesorë të politikave konservatore, e pati denoncuar procesin si një “persekutim politik”. Bannon, një aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump, pranoi një marrëveshje fajësie që përjashton dënimin e tij me burgim për shkak të skemës së titulluar “Ne Ndërtojmë Murin”, për sa kohë që nuk bën shkelje të mëtejshme. Marrëveshja vjen vetëm disa ditë pasi Prokurorja e Përgjithshme urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të hetojë atë që presidenti e quajti “përdorim politik i pushtetit të prokurorisë”. Çështja ishte planifikuar të shkonte në gjyq më 4 mars. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, ngriti akuza ndaj Bannon në gjykatën shtetërore, pasi një falje e Presidentit Trump në vitin 2021 rrëzoi padinë federale që ishte bërë për të njëjtat akuza. Bannon kishte planifikuar një strategji agresive të mbrojtjes dhe kohët e fundit punësoi një ekip të ri avokatësh, të cilët kërkuan ta portretizonin çështjen para jurisë si një ndjekje penale e qëllimshme dhe keqdashëse. Në janar, avokatët e tij depozituan dokumente ku kërkonin pushimin e çështjes, duke e quajtur atë një “zbatim selektiv antikushtetues të ligjit”. Gjykatësja pritej të vendoste për këtë të martën, përpara se të paraqitej marrëveshja për pranimin e fajësisë së Bannon. 71 vjeçari, deklaroi pafajësinë në shtator 2022 ndaj një aktakuze të gjykatës shtetërore që e akuzonte atë për pastrim parash, mashtrim dhe komplot. Ai u akuzua se u kishte premtuar donatorëve në mënyrë të rreme se të gjitha paratë e dhëna për fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” do të shkonin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Në vend të kësaj, prokurorët akuzuan se paratë u përdorën për të pasuruar dhe personat e tjerë të përfshirë në projekt.

Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18
Top channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 95 viktima nga përmbytjet
07/07 23:13
Top News- Trump “godet” Korenë e Jugut dhe Japoninë, zbulon tarifat e reja
07/07 23:05
Top News- Pengu i Hamasit rrëfen tmerrin në robëri, thirrje të fortë për Trump
07/07 23:04
Top Channel/ U shkarkua nga Putin, ministri rus i merr jetën vetes pak orë pas largimit nga posti
07/07 19:53
Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07 18:08
Top Channel/ Teksasi nën alarm! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, nuk dihet fati i të zhdukurve
07/07 18:07
Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07 18:05
Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07 18:03
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Greqia “fal pushime”: Mos dilni në punë!
07/07 15:25
Top News-‘Lumi i vd*kjes’ u fry 9 m në 1 orë/ Video rrënqethëse, ‘tërbimi’ që mori 80 jetë njerëzish
07/07 15:12
Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07 15:05
Top News – Vr*sësja e kërpudhave shpallet fajtore / Helmoi vjehrrën e vjehrrin, pritet dënimi
07/07 15:01
Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07 15:00
Top News – Prishet treni me destinacion Londrën…800 pasagjerë të bllokuar në Francë për 9 orë
07/07 14:57
Top Channel/ Ky do të jetë shansi i fundit për Gazën? A do ta ulë hundën Netanyahu
07/07 14:37
Top News – SHBA heq dorë nga Ukraina…’Nuk është më prioritet’, cilat janë rreziqet
07/07 12:19
Top News – Netanyahu shkon tek Trumpi / Shpresa për armëpushim në Rripin e Gazës
07/07 12:19