Top Channel/ “Ai premtoi se do i jepte fund luftës”, fitorja e Trump,pasiguri e shpresë për Ukrainën
07/11/2024 18:12

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që uroi presidentin e porsazgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, njofton nga Kievi se shumë ukrainas thonë se druhen se zoti Trump mund të përmbushë një premtim të fushatës për t’i dhënë fund luftës, duke e detyruar Ukrainën të nënshkruajë një zgjidhje që do të favorizonte Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e uroi zotin Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të martën. Ai e quajti atë një fitore “mbresëlënëse” dhe tha se e vlerëson angazhimin e zotit Trump për qasjen “paqe përmes fuqisë” në trajtimin e çështjeve globale. Por reagimet janë të ndryshme në rrugët e Kievit. “Mund të presim gjithçka prej tij. Ai mund të vazhdojë politikën e administratës së zotit Biden, mund të jetë më i keq, ose më i mirë”, thotë Mykhailo, banor i Kievit. “Ai tha se lufta do të përfundonte brenda 24 orëve pasi të bëhet president. Jemi në pritje”, thotë Myroslava, banore e kryeqytetit ukrainas. Analisti politik, Volodymyr Fesenko, thotë se qëndrimi i shumë njerëzve në shoqërinë ukrainase ndaj zotit Trump reflekton dallimin në opinionet se si duhet të përfundojë lufta me Rusinë. “Një pjesë e shoqërisë favorizon vazhdimin e rezistencës ndaj agresionit rus. Çdo lëshim ndaj Rusisë e cilësojnë të padrejtë. Një pjesë tjetër është në favor të fillimit të negociatave”. Shumë ukrainas shtrojnë pyetjen se cilat do të jenë hapat e parë të administratës së Presidentit Trump ndaj Rusisë dhe Ukrainës pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Disa shprehin drojën e trysnisë ndaj Ukrainës për një marrëveshje që do ta detyronte atë të kapitullonte në fushën e betejës dhe të hiqte dorë nga aspiratat euroatlantike. Ndërsa shtohen humbjen e Ukrainës, disa thonë se fitorja e zotit Trump sjell shpresa për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës së gjatë dhe me kosto të lartë./

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47