Top Channel/ AI Artificiale shtrenjton smartfonët e pajisje të tjera:”Po zhvillohet shumë shpejt”!
03/09/2026 10:55

Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale po sjell pasoja të paparashikuara për konsumatorët. Rritja e kërkesës për çipa dhe komponentë të avancuar, të nevojshëm për qendrat e të dhënave që mbështesin sistemet e IA-së, është duke ushtruar presion mbi çmimet e smartfonëve, laptopëve, kompjuterëve dhe konsolave të lojërave. Nëse planifikoni të blini një pajisje të re teknologjike gjatë këtij viti, duhet të përgatiteni për çmime më të larta dhe, në disa raste, për më pak alternativa në treg, thonë ekspertët. Arsyeja është kërkesa në rritje për gjysmëpërçues, pasi kompanitë po orientojnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të kapaciteteve të prodhimit drejt industrisë së AI. Qendrat e të dhënave që trajnojnë dhe funksionojnë me modele të saj, kërkojnë sasi të mëdha procesorësh me performancë të lartë dhe module të avancuara memorieje. Kjo po e vështirëson furnizimin e prodhuesve të pajisjeve elektronike për konsumatorët me disa prej komponentëve më të kërkuar. Pasojat e kësaj situate po ndihen veçanërisht te produktet që kërkojnë kapacitete të larta përpunimi dhe memorie, përfshirë smartfonët, notebookët, kompjuterët dhe video lojërat. Apple është një prej kompanive që ka paralajmëruar rritje të çmimeve, duke e lidhur këtë me kostot më të larta të komponentëve. Edhe kompani të tjera të mëdha, përfshirë HP, Dell dhe Nintendo, kanë rritur çmimet e disa produkteve të tyre. Në Gjermani, shoqata e industrisë digjitale Bitkom vlerëson se çmimi mesatar i një smartfoni gjatë këtij viti mund të arrijë rreth 646 euro.

Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
25/10 14:33
Top Channel/ Protesta në Tiranë, mblidhen protestuesit e parë, autobotet pranë rrugës së Durrësit
25/10 14:28
Top Channel/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku
25/10 14:18
Top Channel/ Berisha për 28-vjecarin e plagosur në sy: Je Hero, kjo revoltë do t’i japë vendin e…
25/10 14:03
Top Channel/ Berisha publikon studimin:PD kontrollonte 48 përqind të pushtetit, Rama mbi 90 përqind
25/10 13:59
Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10