Top Channel/ 7 emigrantë tentuan të hynin ilegalisht në MB me jaht, arrestohen 3 shqiptarë në Angli
28/05/2026 21:27

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre shqiptarë pasi jahti i tyre që po transportonte shtatë emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme u ndalua në brigjet jugore të Anglisë. Sipas ‘National Crime Agency’, të cilës i referohet Top Channel oficerët e Forcës Kufitare britanike ndërhynë sapo jahti mbërriti në marinën e Chichester, në West Sussex, mbrëmjen e së hënës, 25 maj. Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42-vjeçar dhe një 25-vjeçar shqiptar, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. Autoritetet identifikuan gjithashtu edhe tre persona të tjerë, një britanik 38 vjeç dhe dy shqiptarë të tjerë të moshave 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin. Edhe ata u arrestuan për vepra që lidhen me trafikimin e emigrantëve. Tre prej tyre u liruan me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa dy shtetasit shqiptarë, 25 dhe 32 vjeç, vijojnë të mbahen në paraburgim për shkelje të ligjeve të emigracionit. Shtatë personat e gjetur në jaht, të gjithë shtetas shqiptarë, do t’u nënshtrohen procedurave nga autoritetet britanike të emigracionit. Komandanti i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar të emigracionit mbetet një prioritet kryesor për agjencinë. Ndërkohë, ministri britanik për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, tha se autoritetet do të përdorin të gjitha kompetencat për të goditur rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46