Një tjetër tentativë për të futur drogë përmes Portit të Durrësit është goditur nga policia e cila sekuestroi 41,3 kilogramë lëndë të dyshuar si kokainë. Sasia u gjet e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili dhe që, sipas dokumenteve, transportonte vetëm mish pule.