Të blesh shtëpinë e parë, pa pasur nevojë për një parapagim dhe me kredi të lehtësuar nga shteti është mundësia që programi i ri i strehimit synon t’u japë mijëra të rinjve. Për Top Channel drejtoresha e strehimit Social, Dardana Grabova shpjegon kriteret për përfituesit dhe si do të bëhet përzgjedhja.