Top Channel/ 12-vjeçari ndërroi jetë nga miokardi akut, nëna mes lotësh: Leon e morën në qafë,nuk…
25/01/2025 18:50

12-vjeçari Leo Sadiku, i cili humbi jetën në QSUT më 8 janar ,është kujtuar nga shokët e ekipit të tij të cilët kanë organizuar një ndeshje me ekipin e Skënderbeut në stadiumin e Maliqit. QSUT përmes një reagimi zyrtar deklaroi se 12-vjeçari kishte humbur jetën për shkak të miokardit akut, por familjarët e të miturit ngrenë akuza ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm. Nëna e Leos Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj teksa mban foton e djalit në duar thotë se djalit të saj nuk i janë bërë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar një diagnozë të tillë ndërsa pohon se është duke pritur që organet hetimore të veprojnë. “Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar,nëpër rrjetet sociale,çfarë ka shprehur QSUT. Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim. Neglizhencë totale nga mjekësia,duke filluar nga Korça në Tiranë. Unë për këtë kërkoj drejtësi,vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë,nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan, mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nuk ka shkuar me temperaturë të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty. E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në pavijon, por nuk ishte pavijon ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh. I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të mavijosura, thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo është nxirë shumë, ato më thoshin do i fusim serum. Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kur për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë,ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut. Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto. Çfarë bëre ti me fëmijën tim??? Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nuk u bë për Leon tim. Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq,kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asgjë. Mua më duket neglizhencë. Kur Leo ka ndërruar jetë unë në gjendje të rënduar psikologjike kam kërkuar mos ma preknim Leon me dorë, nuk kam lejuar njeri t’i afrohej se ma sfilitën,ma vranë pak nga pak dhe ju kam thënë nuk dua të bëhet autopsia. Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi. Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që ekzistonin këto,tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim. Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze, unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit. Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir, teksa shikoj këtë fushë,kur shikoj shokët tënd. Në qoftë se shteti nuk merr masa,nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta,nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”. Mes lotësh motra e 12-vjeçarit, Anastasia Sadiku, thotë se rasti i Leos duhet të shërbejë si një kauzë për të bërë që bluzat e bardha të shërbejnë me përgjegjësi. “Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë,unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim, dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngremë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”. Trajneri i 12-vjeçarit, Robert Këndezi, teksa kujton pasionin e Leos për futbollin pohon se ai ishte një djalë që gëzonte shëndet të plotë dhe se pak muaj më parë ai i ishte nënshtruar të gjitha kontrolleve mjekësore të nevojshme për të vazhduar aktivitetin sportiv. “Sot për kujtim të futbollistit Leo, do të organizojmë ndeshjen Maliqi- Skënderbeu për të kujtuar atë sportistin e shkëlqyer, djalin e mirë, i përkushtuar për sportin. Djalë i edukuar, i palodhur, sulmues i mirë. Në përgjithësi ishte sportist shumë i mirë. Leo ishte një djalë nga Pocesta, këtu afër Maliqit dhe vinte çdo ditë në stërvitje, nuk mungonte edhe në ditët kur ishte kohë e vështirë që unë i njoftoja në telefon nuk do bëjmë sot sepse është kohë e keqe dhe nuk është fusha mirë, thoshte profesor mos na lër pushim. E donte shumë sportin. Absolutisht ishte djalë i fuqishëm. Jo vetëm ne si ekip i Maliqit por çdo ekip ju bëjmë analizat të gjitha, nuk pranojmë fëmijë pa bërë analizat. Ishte fëmijë shumë i shëndetshëm. Nuk kishte ndeshje mos bënte gol madje kur e ndërroja më thonte profesor pse më ndërron. Ishte djalë i palodhshëm. Atë ditë kur ai humbi jetën kishim stërvitje, kur ju thashë shokëve që Leo ndërroi jetë filluan të gjithë fëmijët po qanin, madje nuk ju bëhej stërvitje. E ndien jo vetëm fëmijët por të gjithë. Edhe qytetarët e Maliqit kur e mësuan nuk e besonin, një djalë shumë i mirë, djalë i fizikshëm. Analizat dhe kontrollet mjekësore bëhen çdo 6 muaj gjithmonë, bëjmë EKG, analizat e përgjithshme të gjitha”. Problemet shëndetësore të 12-vjeçarit nisën në ditët e fundit të dhjetorit ku fillimisht familjarët e çuan për kujdes mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës duke dyshuar për një gjendje gripale por pas 10 ditësh ai u dërgua në QSUT për kujdes të specializuar ku edhe brenda pak orësh ndërroi jetë.

Top Channel/ Salihi: Betejën e kemi me serbët. Ish-bomberi tregon arsyet e largimit nga Kombëtarja
27/03 20:00
Top Channel/ Koço Kokëdhima e zyrtarë të Apolonisë futen në fushë gjatë ndeshjes! Shtyjnë gjyqtarin
27/03 11:01
Top News-Për dëshmi të rreme në gjyq. Arrestohet ish truproja i Diego Armando Maradonës
26/03 12:08
Top News – Përdhunoi shqiptaren në 2013. Robinho rehabilitohet, i burgosur shembullor në Brazil
25/03 15:19
Top Channel/ Kampionati i Ping Pong. Në Gjirokastër, 70 sportistë të rinj nga i gjithë vendi
25/03 14:46
Top News-Fanelat e para të Jordan e Bryant. Dalin në ankand, pritet të shiten mbi 20 mln USD
25/03 12:47
Top Channel/ Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen, këndojnë Himnin Kombëtar dhe braktisin stadiumin
24/03 21:13
Top Channel/ Sot ndeshja me Andorrën! Kuqezinjtë kërkojnë fitoren, do të transmetohet në Digitalb
24/03 20:10
Top Channel/ Shans për Brojën dhe Muçin/ Sfida me Andorrën, Silvinjo përgatitet për sulm
23/03 12:29
Top News- Kombëtarja nuk pushon. Kuqezinjtë nisin punën për ndeshjen me Andorrën
22/03 14:37
Top Channel/Gega: Presioni mbi Sylvinhon / Ish-mbrojtësi që është përballur në fushë me “tre luanët”
21/03 20:33
Top News – Wembley pret Kombëtaren shqiptare. Tifozët i drejtohen stadiumit mitik anglez për sfidën
21/03 20:17
Top Channel/ Çdo gjë gati për takimin me Anglinë, tifozët shqiptarë fillojnë të mbushin Wembleyn
21/03 20:10
Top News – Kosova niset drejt Spanjës. Në sfidën e kthimit me Islandën, me 2 mungesa
21/03 19:33
Top News – Rikthehet ‘KUQeZi’ në Digitalb. Do të shoqërojë rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit
21/03 17:34
Top Channel/ Flamurtari mund Pejën! Vlonjatët fitojnë Ligën Unike në basketboll për femra
21/03 13:51
Top News – Kombëtarja në përballje me Anglinë/ Sylvinho-Do të jetë e vështirë, por edhe e këndshme
20/03 20:07
Top Channel/ Sylvinho: Do tentojmë surprizën me Anglinë! Kam ende dilema për formacionin
20/03 19:56
Top Channel/ Rrezikojnë Ismajli dhe Kumbulla, Silvinjo me dhimbje koke në Angli
19/03 23:16
Top News- A do kualifikohet Kosova? Rashica optimist për sfidën ndaj Islandës…Zbardhen taktikat
19/03 20:28
PORTOKALLI Portokalli - Bileta