Tingujt e Morricone në kala/ Koncert në Gjirokastër me muzikën e kinemasë italiane
26/10/2020 12:45

Ennio Morricone dhe muzika e filmit” ishte eventi që përmbylli një javë intensive kulturore në Gjirokastër. Tingujt më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore kompozuar nga Morricone u sollën në një prej galerive të kalasë së qytetit prej artistëve italianë pianistit Aliano Frediani dhe sopranos Simona Bertini. “Duke qenë një kështjellë akustika është perfekte që i bëjnë tingujt të perceptohen më qartë dhe më me emocion”. “Ishte e pabesueshme sepse interpretuam në një kontekst plot histori, memorie dhe traditë. Jetojmë ditë shumë të vështira, kemi shumë kohë pa dalë në skenë dhe sot na bashkoi këtu Morricone.” Eventi solli muzikë nga filma të njohur për publikun në Shqipëri si ”Për ca dollarë më tepër”, ”Misioni”, ”Na ishte një herë Amerika”, ”Oktapodi” dhe filmi “Leonor”. Konsullja italiane në Vlorë tha se Gjirokastra është destinacion i preferuar i turistëve italianë ashtu si Morricone pëlqehet nga të gjithë. “Me eventin kemi dashur ti bëjmë homazh një kompozitori të madh të muzikës së filmit që na mungon prej pak kohësh. Pikërisht Gjirokastra e preferuara e vizitorëve italianë mbyll edhe ciklin e manifestimeve.” Kreu i bashkisë së Gjirokastrës tha se kjo ishte java më intensive kulturore që Gjirokastra i ofroi vizitorëve që ishin italianë në një numër të konsiderueshëm. “Gjirokastra këtë fundjavë ishte destinacioni i pushimeve të shqiptarëve. Po flasim për një qytet që në 2019 priti 30 mijë turistë Italinë dhe që çdo ditë synon forma për të ftuar më shumë vizitorë.” Duke nisur nga vitet ’60 Morricone fitues i çmimit “Oscar” kompozoi muzikën për 450 filma. Ai bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Brian de Palma, Lina Wertmuller, Roman Polanski, Warren Beatty, Oliver Stone, për sjellë filma të të gjitha gjinive duke u kthyer në një nga autorët më të njohur në botë.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18