Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë në orët në vijim për të nisur astronautët e nasa-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë. Fluturimi i tyre drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar të mërkurën, është shtyrë për shkak të motit të keq në qendrën hapsinore Kenedi në Florida. Parashikuesit thonë ndërkohë që të shtunën, kushtet do të jenë të paparashikueshme sërish. Kjo pason shpërthimin spektakolar të premten të një prototipi të raketës në impiantin e space X në teksas. Kompania ka testuar një dizajn të ri për të ardhmen, starship. Modeli më i fundit u shkatërrua në shpërthim.