Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit. Qeveria ka njoftuar për rregulloren e re të punësimit të emigrantëve në Britaninë e Madhe. Sipas njoftimit emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas përfundimit të lëvizjes së lirë Mbretëri e Bashkuae-BE më 31 dhjetor.