Një nënë denoncon kushtet në të cilat mbahet djali i saj 13-vjeçar me çrregullim të spektrit autik, në repartin e grave me probleme të shëndetit mendor. Sipas saj, fëmija mbahet në observim pa trajtimin e nevojshëm dhe kryen nevojat personale në dhomë, pasi nuk ka akses në tualet. Fiks Fare hyn brenda pavionit për të verifikuar denoncimin. Pyetjet për kujdesin ndaj fëmijës mbeten pa përgjigje, ndërsa bashkëpunëtorja dëgjon gjuhë fyese të stafit ndaj pacienteve.