Shqiptarja e letërsisë italiane/ Anilda Ibrahimi shkruan në italisht historitë shqiptare
25/10/2019 19:55

Javët e gjuhës italiane sjellin në Shqipëri shkrimtaren Anilda Ibrahimi. E larguar që në vitin 1993, ajo zhvillon krijimtarinë e saj letrare në gjuhën italiane, por historitë që sjell janë tërësisht shqiptare. Këto histori janë po ato, që dikur një adoleshente, ajo ëndërronte t’i tregonte botës. Janë historitë e grave dhe vajzave shqiptare të para viteve 90. Librat e saj u përpinë nga publiku Italian, fillimisht sepse gjenin ato gjëra ekzotike të një vendi komunist shumë pranë tyre, e më vonë, sepse donin stilin e Ibrahimit. Jeni një grua që jetoni midis dy kulturave. Shkruani në italisht. Cfarë ju jep ajo gjuhë që nuk e gjeni tek shqipja? “Nuk është fakor, që gjen apo nuk gjen në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe është dhe do ngelet gjuha e nënës për shumë arsye. Është faktor i identitietit të njeriut. Që unë shkruaj në një gjuhë, që e jetoj. Kam nevojë për përditshmërinë time . Raporti me gjuhën është një raport dashurie. Është një raport që merr dhe jep. Unë kam nevojë ta prek përditshëmrisht gjuhën me të cilën shkruaj”, shprehet ajo. Kur e ndieni që një libër ka ardhur dhe ju duhet ta tregoni? “Unë kam disa histori që do t’I tregoja në të gjitha gjuhët e botës, edhe sikur t’i kisha shkruar në shqip. Këtu kthehemi tek Elizabeth Strout, e cila thotë; Ti do të tregosh të njëjtën histori . Do ndërrosh personazhet dhe ambientin, por historia jote është kjo. Dhe historia ime në përgjithësi ngelet tema e identititetit, tema e guas shqiptare, tema e ikjes, tema e ndërthurjes së gjuhëve në një jetë tjetër Në një vënd tjetër”, shton më tej. Një mesazh për gratë dhe vajzat që po të ndjekin. Vazhdimisht i drejtohesh me librat e tu, por jo të gjitha kanë mundësi të të lexojnë në gjuhën italiane? “Vështirë e gjesh fjalët. Sepse duken si banaliteti I gjërave të vogla, dhe unë ndodhta nuk bëj përjashtim nga gjërat e vogla të jetës. Mund të them; Ndiqni ëndrrat tuaja. Sepse është jeta që do t;ju thotë jo. Mos mendoni ti reduktoni duke menduar që nu mundeni. Ju mundeni! Ashtu sic munda unë të jem shkrimtare në një gjuhë tjetër”, shprehet Ibrahimi. Anilda Ibrahimi mund ta ketë këtë vizitë të tretën gjithsej në Shqipëri që pas 90. Fillimisht ajo ka qenë në dhjetor të vitit të shkuar për letërsinë e migracionit, aktivitet ky i organizuar nga Departamenti i Italishtes. Librat e saj ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18