Bashkia e Tiranës dhe UKT nisën investimin për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën që kufizohet nga rrugët “Myslym Keta”, “Shefqet Kuka” dhe “Thoma Filipeu” në njësinë administrative numër 4 të kryeqytetit, e cila i jep zgjidhje problemit të ujit të pijshëm të mbartur prej vitesh.